Hyseni: Për herë të parë kemi përfshirje kaq të madhe të ShBA-së në dialog

Ish-koordinatori për dialog, Skender Hyseni ka vlerësuar se procesi i dialogut Kosovë-Serbi tani ndodhet në një dinamikë shumë më të madhe seç ka qenë, shkruan Gazeta10.

Ai në Prime Time tha se është hera e parë që kemi një koordnim ndërmjet dri forcave, BE-së, SHBA-së dhe Francës.

Sipas ish-ministrit të Jashtëm, koordinimi BE-SHBA, për dialogun po ndodhë për herë të parë, që nga nisja e këtij procesi.

“Ka një dinamikë shumë më të madhe. Kjo rrethanë e krijuar e koordinuar me SHBA-të, për herë të parë, e marrë guximin dhe lirinë ta them këtë sepse kam qenë në ato rrjedha, dhe jo gjithmonë ka pasur një koordnim të përafërt dhe të harmonizuara ndërmjet këtyre tri kryeqendrave. Është një rrethanë, të cilën politika e Kosovës duhet të dijë ta shfrytëzojdhe ta përdorë si një rast unikal për zgjidhje dhe një marrëveshje gjithpërfshirëse me Serbinë”, tha Hyseni në Prime Time./Gazeta10