“Çmendet” Policia e Serbisë – Ja çfarë bën pak orë para vendimit të Hagës

Policia e Serbisë ka hequr fotografinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, e cila ndodhej në pikën e Konçulit, në komunën e Bujanocit.

 

Fotografia e Thaçit, një prej figurave kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte qëndruar për një kohë të gjatë në këtë zonë, ndërsa largimi i saj tashmë ka ngjallur reagime dhe vëmendje të madhe, raporton Gazeta Minuti.

 

Ky veprim vjen në një periudhë kur vëmendja e opinionit publik shqiptar është përqendruar te zhvillimet në Hagë dhe procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Hashim Thaçi, së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, po përballet me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Largimi i fotografisë së tij nga Konçuli po komentohet gjerësisht, ndërsa shumë qytetarë e kanë parë këtë veprim si një moment simbolik, pikërisht në kohën kur pritet me interes të madh epilogu i procesit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.