Dritan Shakohoxha ka folur në emisionin “Favoriti i Botërorit” në Televizionin T7 për Kampionatin Botëror, ndeshjen Zvicër-Serbi dhe Xhakën e Shaqirin.
Ai foli edhe për ndeshjen Zvicër-Serbi, ku helvetikët shënuan fitore 3:2, shkruan Gazeta Express.
“Këta janë serbët. Për fatin e tyre të keq kanë dalë të shëmtuar në sy të botës. Çdo gjë për shqiptarët në atë ndeshje ishte e bukur. Një pjesë e futbollistëve serbë nuk janë si tifozët e tyre”, tha Shakohoxha.
Tutje, ai foli edhe për dy futbollistët shqiptarë që luajnë për Zvicrën, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.
“Faleminderit prindërve të tyre që i keni edukuar kaq mirë fëmijët tuaj. Që i keni rritur me atdhedashuri. Graniti vjen në Tiranë. Xherdani ishte me pushime në Dhërmi. Faleminderit duhet t’ju themi çdo ditë”, theksoi ai.