Sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, arsyeja kryesore se pse Qeveria e Kosovës ka pranuar marrëveshjen për çështjen e targave në Bruksel të mërkurën ishte situata në Veri të vendit.
Kurti folur edhe për përpjekjet e Kosovës për të siguruar njohje të reja dhe kohën e tij të kaluar në burgjet serbe si dhe i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit Michael Martens nëse ai është politikan kokëforte apo jo.
Gjatë intervistës Kurti është pyetur edhe për qasjen e shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
“Unë nuk jam kokëfortë, jam parimor”, ka deklaruar Kurti në lidhje deklaratën e Borrell se kryeministri i Kosovës u tregua jo konstruktiv.
Kurti më tej gjatë intervistës ka deklaruar se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili propozoi shtyrjen e vendimit për targat për të paktën 48 orë pas dështimit të fazës së parë të bisedimeve në Bruksel të hënë për këtë çështje, ka qenë shumë më shumë i informuar se sa vetë ai për situatën në Veri.
“Ambasadori amerikan kishte më shumë informacion se unë për situatën në Veri”, ka theksuar Kurti duke shtuar se “isha dakord për një kompromis në çështje e targave pasi u paralajmërova nga ambasadori amerikan në Prishtinë se situata në Veri të Kosovës mund të përkeqësohet rëndë në mënyrë të pakthyeshme”, ka thënë Kurti në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung.