Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, gjatë fjalës së tij sot në Kuvendin e Kosovës, ka thënë së Kurti, i ka prishur marrëdhëniet të cilat shteti i Kosovës, ka ndërtuar për dekada.
Lekaj, ka thënë se Kosova, asnjëherë nuk është gjendur në udhëkryq më të rrezikshëm se tani.
‘’Kosova që nga çlirimi i sajë radhë herë është gjendur, në një udhëkryq më të rrezikshëm se që është sot, të gjithë jemi dëshmitare se Kosova e jonë është krijuar si shtet falë sakrificës dhe dëshmoreve e heronjve të kombit dhe falë apo bashkëpunimit nga perëndimi dhe nuk e kemi luksin që të sfidojmë perëndimin as sot dhe as nesër. Forca jonë si shtet buron nga orientimi nga perëndimi me aleatët perëndimore që na kanë mbrojtur dhe vazhdojnë të na mbrojnë duke mbrojtur njëkohësisht vlerat e demokracisë dhe lirisë dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe pakicave”, ka thënë Lekaj.
Sipas deputetit të AAK-së, Qeveria nuk do të duhej të marrë vendime vetëm pa u konsultuar më ndërkombëtaret.
‘’ Ajo se çfarë kërkohet nga ne është që të sillemi në përputhje më këto vlera, ashtu siç kemi bëre, tash e disa dekada’’ ka deklaruar Lekaj.