Kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës vendosi dy ditë më parë që të qëndrojë në sallë për votimin e Vjosa Osmanit presidente.
Në ndryshim nga LDK-ja, dy partitë e tjera opozitare, AAK-ja dhe PDK-ja janë shprehur se nuk do të qëndrojnë në sallë për votimin e presidentit.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, thotë se në një periudhë të shkurt kohore nis shtrimi modern e masiv siç e quan ai i magjistrales Mitrovicë-Jarinjë që shtrihet në tokën e Kosovës.
“Drejtori i kompanisë”Rrugët e Serbisë” ka marr urdhrin dhe paratë janë siguruar. Punimet nisin brenda muajit.Magjistralja Jarinjë-Mitrovicë është e madhe dhe fortë e rëndësishme për lidhjen e serbëve të Kosovës. Aq më shumë për ata që jetojnë në Komunat, nga Mitrovica, në Vushtrri, Obiliq e deri në Prishtinë”, tha Vuciq para gazetarëve.
Prej zyrës së kryeministrit Albin Kurti , thanë për Klan Kosova se shteti serb nuk mund ti kryejë punimet në autoudhën e përmendur.
“Rruga Jarinjë-Mitrovicë është rrugë rajonale në Republikën e Kosovës.Përkujdesja ndaj saj është përgjegjësi e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Sikurse edhe të gjitha rrugët tjera rajonale brenda territorit të Republikës. Ne tashmë jemi në proces të vlerësimit të gjendjes aktuale dhe nevojës potenciale për investime në atë rrugë. Deklarimet e tilla nga Qeveria e Serbisë janë të pamatura, dhe çdo veprim eventual në këtë drejtim është i papranueshëm për Republikën e Kosovës” thuhet në njoftim.