Aldo të lutem dua te ѕhes veѕhken te ha buke! Nenes se varfer ne TV Klan i ndrуѕhon jeta, ja cfare i bejne

Samije Gerbeti tashmë është punonjësja më e re në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pasi historia e saj u bë publike në emsionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan.

Pasi ajo deklaroi se do shiste veshkën për të përballuar jetesën, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, është njohur me rastin dhe u kujdes që 53-vjeçares t’i mundësohej një vend pune në QSUT.

Samija preku qytetarët me historinë e saj, pasi kërkonte të shiste veshkën për të përballuar

Tashmë Samija do të punojë si sanitare në QSUT dhe puna do t’i mundësojë edhe bashkimin me fëmijët e saj që i kishte dërguar në jetimore për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Ajo ka falënderuar ministren dhe drejtorinë për mundësinë e dhënë.

“Ju faleminderit juve dhe ministres, kaq shumë lekë sa rroga, nuk i kam parë ndonjëherë”, është shprehur 53-vjeçarja. /tvklan.al