Gjykata merr vendim për biznesmenin kosovar multimilioner / DETAJE

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vendosur për caktimin e masës së paraburgimit kundër pronarit të pompës së derivateve ‘Shell Kosova’, Lulzim Kryeziu, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”. Rasti është denoncuar nga bashkëshortja e Kryeziut, e cila pas arrestimit të tij raportohet se ka shkuar tek shtëpia e familjes së saj.

Lulzim Kryeziu, sot ka dalur para gjykatës si i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’. Këtë e ka konifrmuar për Gazetën Insajderi zëdhënsja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Sipas njoftimit për media, gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.K e ka refuzuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.

“Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.K për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhunë në familje nga neni 248 paragrafi 3 nënparagrafi 3.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.K e ka refuzuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.