Fotoja e Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos, të cilën e kanë bërë për një reklamë të markës Louis Vuitton, e në të cilën luajnë shah, këto ditë po “thyen” internetin.
Foto ka grumbulluar 36.7 milionë pëlqime në profilin e Cristiano Ronaldos në Instagram, por ende nuk është afër fotos më të pëlqyer në historinë e Instagramit.
Fotoja më e pëlqyer në historinë e Instagram për 1407 ditë është një foto e një veze, e cila në 2019 theu rekordin e atëhershëm të Kylie Jenner.
Veza deri më tani është pëlqyer nga pothuajse 56 milionë njerëz dhe autorët synuan të mblidhnin më shumë se 18 milionë pëlqime, rekord të cilin e mbante Kylie Jenner në atë kohë.