Ambasadori serb në Uashington: Kurti injoroi top-liderët amerikanë, refuzoi BE-në, sulmoi verbalisht Borrellin
Amnbasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka thënë se për rekord dhe histori “Kurti i refuzoi kërkesat amerikane dhe të BE-së”.
Përmes një postimi në Twitter, Gjuriq ka thënë se Kurti nuk e shtyhu vendimin për targat sipas kërkesës amerikane dhe evropiane.
Mandje thotë se Kurti “e sulmoi verbalisht Josep Borrellin”.
“Për rekord dhe histori:Ditët e fundit Albin Kurti ka Injoroi kërkesat e përsëritura të niveleve të larta të qeverisë amerikane për të shtyrë zbatimin e vendimeve të tij të njëanshme për targat;Refuzoi propozimin e fundit të BE-së që synonte de-përshkallëzimin e tensioneve”, ka thënë Gjuriq.
Të hënën në Bruksel kanë dështuar bisedimet për çështjen e targave në mes Kosovës dhe Serbisë.