“Filloj me u turrë…, o të lutna ndalu…” – Çka i ndodhi Berat Buzhalës?!

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar pas një incidenti që, sipas tij, ka ndodhur para redaksisë derisa po nisej drejt Kramavikut për një storje mbi panelet solare.

Buzhala ka bërë të ditur se një person, i shoqëruar nga djali i tij, është afruar në mënyrë agresive ndaj tij teksa po realizonte një video para nisjes. Sipas deklaratës së tij, personi në fjalë e ka akuzuar me fjalët që, siç thotë ai, “përdoren nga pushteti ndaj mediave”, duke e quajtur “njeri të Vuçiqit” dhe “punëtor për Serbinë”.

Ai ka treguar se djali i personit mundohej ta ndalte babanë e tij, duke i thënë se “është i sëmurë me letra”, ndërsa ka theksuar se nuk ka pasur kontakt fizik dhe se e gjithë ngjarja është incizuar.

Buzhala tha se rastin e ka denoncuar në polici dhe se është nisur për të dhënë deklaratë lidhur me incidentin.

Në reagimin e tij, ai kritikoi ashpër pushtetin aktual, duke thënë se “një pjese të qytetarëve ua ka shpërlarë trurin”, ndërsa shtoi se ngjarje të tilla nuk do të ndikojnë në punën e mediave, pavarësisht presioneve dhe ekspozimit ndaj militantëve politikë.

Detaje:

Dje kam qene me Burim Pacollin tuj u nise per Kramavik per storjen e paneleve solare. Te dera e redaksise, tuj e bo nje video, ku kallxojsha ku po shkoj, ky burri ne foto filloi me mu turre. Ky ke me djale te vetin. Djali i vete sa mujke e ndalke, e ky u kercenojke me fjalet qe i perdore pushteti ndaj nesh, qe marrim pare prej Vucicit, qe punojme per Serbi etj.
Djali m’thojke “o te lutna ndalu, se baba osht i smute me letra”.
Sido qe te jete, nuk kishte kontakt fizik, kurse ngjarja eshte e incizume.
Fatkeqesisht ky pushtet nje numri jo te vogel jau ka shperla trunin. Ky burri ka mundesi qe edhe ka probleme psiqike, por qysh u bo qe me mu turre bash mu?
Rastin e kam denoncu ne polici. Tash po shkoj me dhane deklaraten.
Ngjarjet e tilla nuk kane me ndiku ne punen tone, ani pse po na ekspozojne tej mase tek militantet, qe e kane gelltite komplet tregimin e Kurtit per mediat.