Kajtazi: Amerika na nxori nga balta edhe kur Kurti e injoroi

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka komentuar shtyerjen e afatit për targat për dy ditë, kërkesë e SHBA-së të cilën Kurti e pranoi mbrëmë.

Kajtazi ka thënë se kryeministri Kurti, herën e parë kishte refuzuar kërkesën e SHBA-së për shtyrje të afatit për targat, duke shpresuar që këtë ta zgjidh me Borrellin dhe Vuçiqin.

Tutje, ai përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Amerika nxori sërish Kosovën nga balta edhe kur Kurti e injoroi.

Tutje, ai ka shkruar se ky duhet të jetë mësimi i fundit për kryeministrin Kurti, se pa SHBA-në nuk mund të ketë shtet.