Probleme të tjera në Kupën e Botës, Xhaka dhe kapitenët tjerë mund të ndëshkohen shkaku i shiritit

Kapitenët e disa ekipeve kombëtare ne Kupën e Botës, mund të ndëshkohen me karton të verdhë, ende pa filluar ndeshja.

Kjo për shkak se shiriti “One Love” apo “Një Dashuri”, nuk është mirëpritur në kampionatin që nisi sot në Katar.

Sipas Blick kombëtarja zvicerane dhe pjesëmarrësit e tjerë të Kupës së Botës, donin të luanin me shiritin e kapitenit “One Love”, për shkak të jepnin një shembull për dashuri universale dhe respekt të ndërsjellë për të gjithë njerëzit, pavarësisht nga origjina, feja, pikëpamjet politike, apo orientimi seksual, transmeton Klankosova.tv.

FIFA gjithashtu ka kërcënuar me pasoja nëse kapitenët ende mbajnë shiritin me sloganin “One Love”.

FIFA argumenton se mesazhet politike të çdo lloji janë të ndaluara. Kapiteni i Francës, Hugo Lloris nuk do të mbajë shiritin e diskutueshëm për arsye personale.

Federata e Futbollit të Zvicrës është e mendimit se ky simbol është një shenjë tolerance dhe respekti dhe është gjithçka tjetër veçse një mesazh politik.

“Që tani, ne synojmë të qëndrojmë në shiritin e kapitenit,” thotë drejtori i medias Adrian Arnold për Blick.
“Korrespondon saktësisht me vlerat që ne mbrojmë brenda dhe jashtë fushës: respektin, tolerancën dhe solidaritetin”.

Nëse shiriti i kapitenit bie nën rregulloren, Granit Xhaka do të merrte një karton të verdhë përpara ndeshjes kundër Kamerunit. Nëse e mban sërish kundër Brazilit, do të suspendohej.

Arnold nuk dëshiron të hyjë në spekulime për dënimin e mundshëm.

“Tani presim të shohim se çfarë do të komunikojë FIFA”, thotë ai.

Sipas informacioneve të Blick, kombëtarja zvicerane tashmë po shqyrton skenarët e ndryshëm.

Rastësisht, Xhaka e ka mbajtur shiritin në krah në ndeshjen e fundit miqësore ndaj Ganës dhe dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve.
Holanda, Uellsi, Anglia, Danimarka dhe Gjermania gjithashtu duan – që tani – të qëndrojnë te shiritat e kapitenit të “One Love”.