Momentet interesante e shpesh edhe qesharake të këngëtarëve me fansat e tyre janë të shumta. Një të tillë e ka ndarë së fundi në një intervistë për emisionin e vikendit në T7, këngëtarja e njohur Ganimete Jashanica.
Ajo tregoi për një takim me një çift që ishte adhurues i muzikës së saj.
Ajo u kishte dhuruar nga një CD të saj, por deklarata epike do të vinte më pas nga gruaja.
Duke shprehur admirimin dhe simpatinë për të, gruaja ishte shprehur: Unë edhe burri jem gjithë flejmë me ty!