Petrit Selimi skeptik: Liberalizimi vizave vështirë para 2024’ës, nëse jo kurrë

“Duket që s’ka gjasa që kosovarët të udhëtojnë lirshëm deri para 2024’ës, nëse jo kurrë”.Kështu ka konstatuar ish-Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi, përmes një postimi në Twitter referuar raportimeve të djeshme për “vërejtjet” e Spanjës dhe Suedisë ndaj propozim të presidencës çeke për liberalizimin e vizave për Kosovën, raporton gazeta online Reporteri.net.

Por, një gjë e tillë, s’po ia hedh Selimit. Ai ka një shpjegim tjetër për këtë.“Liberalizimi i vizave është bërë një lloj e pistë e Whac-A-Mole*. Mu atëherë kur Franca ndalon së bllokuari procesin, Suedia dhe Spanja nisin të bllojnë procesin, pavarësisht asaj se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet”.