Vuçiq në Greqi, kërkon ndihmë lidhur me Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ndodhet sot në Athinë ku do të bisedojë me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në një darkë pune, raporton gazeta serbe “Blic”.

Mitsotakis është “shumë me ndikim në qarqet evropiane”.

Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, pretendon burimi i gazetë nga presidenca serbe.

“Ai, si dikush me ndikim në qarqet diplomatike evropiane, mund ta ndihmojë Serbinë në këtë moment shumë delikat”, shpreson ky “burim”.