Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, do të zëvendësojë sulmuesin e lënduar të Fiorentinës, Nicolas Gonzalez (24) me sulmuesin e Atletico Madridit, Angel Correa.
Sulmuesi që ka lindur në Rosario sikuse Leo Messi, ishte pjesë e skuadrës që e fitoi Kupën e Amerikës në vitin 2021.
Në vitet e fundit, Correa nuk ka pasur një rol të rëndësishëm në kombëtaren e Argjentinës, pasi ai u shfaq herë pas herë në fazën e grupeve.
Ai nuk përfundoi në listën fillestare të pasagjerëve për Botërorin dhe shkak për këtë është me shumë gjasa performanca e dobët e Atletico Madridit në tërësi, .
Kjo u reflektua edhe në paraqitjen individuale të Correas këtë sezon. /Telegrafi/