“Kthimi i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës mund të interpretohet në dy mënyra. Në njërën anë, kjo tregon se negociatat janë në vazhdim e sipër. Mbase sepse po kërkojnë një rrugëdalje nga kriza, prandaj edhe pala serbe pritet që të mos radikalizojë situatë dhe të tregojë një dozë konstruktiviteti. Në anën tjetër, mund të interpretohet si mosguxim i Beogradit dhe Listës Serbe që ta çojnë këtë punë deri në fund”.
Kështu e ka vlerësuar politilogu serb nga Ognjen Gogiç në një bisedë më të përditshmen serbe “Danas.rs”. Sipas tij, nëse deputetët do të kishin refuzuar mandatet, kjo do të kishte ndërlikuar dhe intensifikaur edhe më tej krizën. Kjo, siç vazhdon të vlerësojë më tej ai, do të kishte minuar tërë përpjekjet e BE’së dhe ShBA’së për të gjetur zgjidhje.
“Deklarata e lëshuar nga Lista Serbe për të justifikuar vazhdimin e tyre të ri është pa koherencë. Arsyeja që ata dhanë për kthimin e tyre në Kuvend thërret për përgjigje ndaj pyetjes se për çfarë u arsye u larguan nga Kuvendi në rend të parë kur e kanë ditur se si do të shpaloseshin gjërat. Është kundërthënëse që ata në të njëjtën kohë lajmërojnë se do vazhdojnë me largimin nga institucioneve dhe të shprehen të shqetësuar për garancitë kushtetuese për serbët në Kosovë”.
Në të njëjtën kohë ai vlerëson se procedurat e Listës Serbe mund të shikohen në atë mënyrë që Beogradi dhe Lista Serbe padyshim nuk kanë guxim të shkojnë deri në fund.
“Gjatë vitit të fundit ata janë zbutur gjithmonë, sado që më parë kanë ngritur tensionin për çështjet aktuale, kjo tregon se funksionojnë sipas parimit go-stop dhe se ndryshe nga Kurti nuk kanë guxim të ngulmojnë deri në fund të asaj që kanë nisur”, përfundoi Gogiç.