Syla: Abdixhiku lutet për një koalicion VV-PDK, vetëm atëherë rritet LDK-ja

Analisti politik, Valon Syla, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, shpresojnë në realizimin e një koalicioni qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike e Kosovës.

 

Syla u shpreh se një skenar i tillë politik do t’i shkonte në favor LDK-së, duke e parë këtë si mundësinë e vetme që kjo parti të shënojë rritje në skenën politike.

“LDK-ja në esencë lutet me hy PDK me VV, sepse nuk ka shansë teorike tjetër përpos nëse bëhet koalicioni PDK-VV”, ka thënë Syla në emisionin “Pressing” në T7.

 

Sipas tij, mbetja e LDK-së në opozitë përballë një koalicioni eventual mes dy partive të tjera të mëdha, do t’i hapte rrugë rritjes së saj politike në të ardhmen.