VIDEO/ “Vdeksh, vdeksh”, pamjet që u fshinë menjëherë, çfarë ndodhi mes Olsi Bylykut dhe partneres së tij

Olsi Bylyku publikoi një video në llogarinë e tij në “Instagram”, mirëpo u pendua shumë shpejt dhe e fshiu menjëherë.

Në pamjet e postuara shihej se si aktori i bëri një kamerë të fshehtë, partneres së tij, Egli Takos.

Teksa ishin duke xhiruar klipin e këngës , Olsi ka bërë sikur ka vrarë dorën dhe e ka lyer atë me bojë të kuqe që i përngjan gjakut.

Kjo e ka trembur pa masë Eglin e cila e ka kuptuar shumë shpejt dhe ka shpërthyer ndaj partnerit.

“Vdeksh, vdeksh”, dëgjohet të thotë Egli e tensionuar.