Zvicra në Botëror do të shkojë me tre shqiptarë, ‘non-grata’ i ‘Dardanëve’ në shtëpi

Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën e 26 lojtarëve të ftuar për Kampionatin Botëror në Katar, transmeton Gazeta Metro.

Në këtë listë shihet se janë ftuar tre futbollistë shqiptarë Granit Xhaka, Ardon Jashari dhe Xherdan Shaqiri, ndërsa ‘non-grata’ i ‘Dardanëve’, Andi Zeqiri do ta shikojë Kupën e Botës nga shtëpia.

‘Helvetikët’ ndeshjen e parë do ta luajnë ndaj Kamerunit më 24 nëntor, katër ditë më pas kundër Brazilit dhe më 2 dhjetor ndaj Serbisë.

Më poshtë gjeni edhe listën e plotë të lojtarëve të ftuar nga përzgjedhësi Murat Yakin.