Gazetarja goditet nga një trotinet elektrik gjatë transmetimit LIVE

Gazetarja e Televizionit Federal të Sarajevës, Vildana Mehmedoviq ishte duke raportuar drejtpërdrejt nga ura Festina Lenta në kryeqytetin e Bosnjës kur një burrë që shtynte një skuter elektrik u shfaq pas saj dhe aksidentalisht, duke mos parë, e goditi.

Kalimtari kërkoi falje, dhe reporterja e pranoi faljen dhe të njëjtën gjë ua transmetoi shikuesve.

“Gjëra të tilla ndodhin. Jemi live në program dhe gjithçka është e falur”, tha Mehmedoviq.

Videoja u bë shumë shpejt virale në rrjetet sociale.
VIDEOJA