Parkimi i veturës në parkingun që së shpejti do të jetë i hapur do të kushtojë 15 euro në ditë.
Siç raporton KTV, parkingu do të ketë 78 kamera të vendosura për mbikëqyrje, 7 hyrje-dalje për këmbësorë, mbushës elektrikë për vetura, lifte e mundësi hyrje-daljeje për personat me nevoja të veçanta, ky është parkingu më i ri i kryeqytetit që është drejt përfundimit’.
E një orë qëndrimi në këtë parking është 1 euro, përderisa pas orës 4 çmimi do të jetë 80 centë.
Qëndrimi nga 12 deri në 24 orë është 15 euro, abonimi javor 90 euro, mujor 250 euro, për 6 muaj- 1mijë e 350 euro dhe abonimi vjetor- 2 mijë e 500 euro.
Pagesa e tyre mund të bëhet me monedha të hekurit dhe kartëmonedha, përmes aparateve të veçanta që ka ky parking.