Daçiq: Tani serbët do të luftojnë me metoda shqiptare
Ministri i Jashtëm Ivica Daçiq tha se serbët e Kosovës po mbrojnë të drejtën e tyre legjitime për interesat e tyre duke u larguar nga institucionet e Prishtinës, ashtu siç kanë bërë shqiptarët me dekada, dhe shtoi se është koha që të sqarohen gjërat – nëse ka Bruksel merren apo jo, transmeton InfoShqip.
“Është koha që BE-ja dhe të gjithë të tjerët të deklarojnë nëse ekziston dhe jo të krijojnë të reja pa respektuar të vjetrat. Serbët po luftojnë për marrëveshjen e Brukselit që e shkatërroi Albin Kurti. Ata kanë të drejtë legjitime për të mbrojtur interesat e tyre. Serbët nga Kosova nuk do të marrin pjesë më në këtë”, tha Daçiq pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Maldiveve, Abdul Shahid.
Ai përkujtoi se shqiptarët nga Kosova dekada para shpalljes së pavarësisë u larguan nga institucionet dhe protestuan në rrugë.
“Tani serbët do të luftojnë me metoda shqiptare. Si të mbjellësh, ashtu do të korrësh. Nuk po flas për Kosovën, por për botën dhe për parimin e respektimit të integritetit territorial dhe sovranitetit, që gjoja mirëpritet nga të gjithë, por nuk vlen për Serbinë”, tha shefi i diplomacisë.