Mjeku popullor Ylli Merja ka folur sot për hemorroidet dhe kurimin e tyre përmes bimëve mjekësore.Simptomat më të shpeshta të tyre sipas mjekut popullor Ylli Merja janë: Simptoma më e zakonshme e hemorroideve është gjakderdhja anale, irritim dhe kruarje përreth anusit,, rrjedhje fekale, gungë shumë e ndjeshme në anus, dhimbje e zorrës, gjak në letrën e tualetit pas kryerjes së nevojave.
Përpos faktorëve gjenetikë, specialisti bimëve tha se ka edhe një sërë faktorësh të tjerë që ndikojnë në shfaqjen dhe zhvillimin e hemorroideve, ku ndër më kryesorët renditen:
Mbipesha, ngritja e vazhdueshme e peshave të rënda, mosha, shtatzania dhe lindja, konstipacioni ose diarreja kronike, keqfunksionimi i zorrëve për shkak të mbipërdorimit të laksativëve ose klizmës dhe Denjia gjatë ulur në vend.
Sa kohë i duhet një hemorroide për t’u krijuar në trupin e njeriut?
Shenjat e para deri në shfaqjen e hemorroidit ose qoftë edhe të çarjes së tyre të plasaritjes, mund të duhen edhe një vit” tha mjeku popullor Ylli Merja.
Por a mund t’i shmangim hemorroidet?
Sipas mjekut popullor Ylli Merja, kjo është e mundur, nëse ndjekim një dietë ushqimore të pasur me fruta dhe perime, ushqime që kanë përmbatje të lartë fibras, nëse kujdeseni që të parandaloni konstipacionin.Gjithashtu ka një listë me ushqime dhe bimë që ndihmojnë në kurimin e hemorroideve si: pure qepe të pjekur, qumësht dhie, kos dhie, fara liri, fara chia, uthull molle të egër, vaj koksi, vaj lule basani, lule bishtamithi.
Për të gjithë personat që vuajnë nga hemorroidet, çrregullimi i zorrëve apo konstipacioni, Ylli Merja sygjeroi konsumimin e një mengjesi të shëndetshëm. Ai këshilloi përdorimin e kësaj recete:
-Hedhim në pjatë, një gotë kos
-Shtojmë një lugë gjelle tahin , tre lugë tërshërë , një lugë gjelle fara liri, një lugë çaji fara chia dhe 20 fije
shafran./Shqiptarja