Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Pejë ku një infermiere e një qendre për të moshuar u filmua duke goditur dhe u talluar me një grua në moshë, ka folur për Shqipëria Live në Top Channel, djali i saj.
Lidhur me rastin, ai tha se për momentin ia kanë lënë drejtësisë të merret dhe se nuk ka kontaktuar akoma me familjarët e infermierës që bëri gjestin e rëndë.
“Mua më morën në telefon. E rëndësishme për mua të vi këtu se unë jetoj në Belgjikë, Nëna do qëndrojë me mua këtu në Kosovë, në Belgjikë do shkojmë pasi të bëhen procedurat ligjore,
E kam vendos që nëna kurrë të mos jetë e tjetërkujt përveç se e imja dhe e motrës time”, tha djali i saj.