Igball Jashari është prezantuar si lojtari më i ri i skuadrës së Prishtinës.
Igballi, që është pasardhës i familjes legjendare të Jasharajve nga Prekazi i Skenderajt, siç e do zakoni, e ka kënduar një këngë para lojtarëve në tubimin e parë me skuadrën e parë, përcjell Gazeta Express.
17-vjeçari iu bashkua skuadrës së Ismet Munishit para ndeshjes me Trepçën ’89, që zhvillohet të mërkurën.
Jashari u prezantua me këngën e njohur “Mora Fjalë”, që i kushtohet komandantit legjendar, Adem Jasharit.