Zyrtarët turq po përpiqen të rikthejnë Rusinë pasi ajo u tërhoq nga një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara për të lejuar dërgesat e grurit nga Ukraina.
Moska pezulloi pjesëmarrjen e saj dje, duke thënë se ishte si rezultat i një sulmi me dron në Krime, raporton skynews.
Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar tha se të dyja palët duhet të shmangin çdo “provokim” që mund të ndikojë në marrëveshje.
Dërgesat e drithit nga portet e Detit të Zi të Ukrainës ishin ndalur gjatë pushtimit, por marrëveshja lejoi që tonelata të ushqimit të dërgoheshin në botë.
Theksojmë se Krimea ishte anekuar në vitin 2014 prej turpave ruse dhe se prej atëherë është nën kontrollin e tyre.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/