Lista Serbe ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosoës për vendimin e targave, ku kanë thënë se njoftimi i kryeministrit, Albin Kurti nuk është gjë tjetër veçse dëshirë për të vazhduar me planin e dëbimit të serbëve nga shtëpitë e tyre shekullore.
Përmes një postimi nga Lista Serbe në Facebook kanë thënë se “gabojnë shumë të gjithë ata që mendojnë se populli ynë do të vëzhgojë në heshtje debatin, heqjen e targave KM, pra lirinë e lëvizjes dhe rrezikimin e mbijetesës sonë”.
“Duke pasur parasysh planin e Albin Kurtit për të shqiptuar disa qortime dhe dënime të tjera për serbët që posedojnë targa legale dhe legjitime të lëshuara nga autoritetet e Republikës së Serbisë, në emër të popullit serb nga ky rajon duam t’ia themi atij qartë dhe pa mëdyshje se shqiptimi i masës së parë të gjobës do të jetë shkak për përgjigje dhe rezistencë të ashpër të popullit serb sepse jemi të vetëdijshëm përsynimet reale të pushtetarëve nga Prishtina”, thuhet në reagimin e tyre.
Lista Serbe në këtë postim ka shfrytëzuar rastin të përcjell edhe një mesazh nga Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
“Shfrytëzojmë rastin t’u përcjellim edhe një herë një mesazh të qartë qytetarëve tanë nga presidenti Aleksandar Vuçiq, serbët në Kosovë nuk janë vetëm dhe as shteti i Serbisë nuk do të lejojë persekutimin dhe dëbimin e popullit tonë”, thuhet në reagim.