Zeka: Veç Amerika dhe Evropa mund ta gjunjëzojnë Serbinë

Gazetari Milaim Zeka ka folur për zhvillimet e fundit që ndodhën në Kosovë lidhur me çështjen e targave.

Zeka në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se në Kosovë nuk kishte bashkëbisedim për interesin kombëtar të vendit.

“Një: Amerika edhe kur gabon, nuk gabon, dy: mjerë ai që e krun me Amerikën, tre: Amerika nuk ka miq ka vetëm partnerë.
Na e dim ecjen amerikane, ata bëjnë politika ditore. Ne e dim që ka pas ambasadorë amerikanë në Prishtinë e Shkup që kanë qenë të përzimë në skandalet më të rënda që mundesh me paramendu. Ata nuk i degradojnë njerëzit e vet publikisht. Ne e shohim edhe Ramushin edhe Hashimin, Kadrin e Albin Kurti vetëm bardh e zi. Nuk kemi arrit me ndërtu një bosht të politikës së jashtme e me kuptu cka është interesi shtetëror. Na u dasht me marr një mësim prej Listës Serbe, kqyri, vec pak me ju kru prapanica, hygjym e në Beograd të Vuciqi. Këta tonët, nuk ki bashkëbisedim për interes kombëtar”, tha ai.

Tutje, ai tha se nëse kërkesa e ShBA’së ka qenë shtyrja për 10 muaj të afatit për targat, atëherë Kosova do të duhej ta shtynte jo 10 muaj, por edhe dy vjet nëse kërkohet.

“Personalisht nuk e di cka po io thojnë në katër sy atij, por këtu dikush po rren, ose Blinkeni, Hill apo ambasadori amerikan, ose ambasadorët e QUINT’it ose po rren qeveria jonë. Në qoftë se Amerika do të thoshte se dojnë edhe 10 muaj, unë do t’i thosha jo edhe 10 muaj por edhe 2 vjet. Ne e dim forcën tonë kundër Serbisë. Serbia e ka shpinën e fortë, Rusinë. Vec Amerika dhe Evropa mund ta gjunjëzojnë Serbinë”, tha ai.