Me rrëfime emocionuese vijnë deputetja Ariana Musliu – Shoshi, këngëtarja Ganimete Abazi, anëtarët e “Pro Band” dhe autorja e prezantuesja e njohur, Edita Doli.
Pjesë e emisionit do të jenë edhe prezantueset e lajmeve të T7, Teutë Halili e Ajda Shukriu, kryetari i Suharekës Bali Muharremaj me bashkëshorten e tij Lumturijen, dhe po ashtu legjenda e boksit, Aziz Salihu.
Nga tereni sjellim një material për vajzën më virale të momentit, “Bareshën e Deçanit”, që po i mahnit të gjithë me zërin e saj.
Flet për herë të parë për mediat kosovare Elvir Aljicevic, aktori dhe modeli nga Bosnja i cili po ‘çmend’ “Tik-Tok”-un duke vallëzuar me këngë shqipe. Ai tregon më shumë edhe për lidhjen e tij të dashurisë me vajzën nga Kosova.
Për këto dhe shumëçka tjetër, ju presin Shpendi dhe Arbëria këtë vikend në T7, nga ora 17:00!