Një nga zonat më të mëdha bujqësore dhe turistike të bashkisë Rrogozhinë është boshatisur nga njerëzit. Është fshati Vilë Bashtovë, ku fenomeni i emigrimit ka prekur familje të shumta. Në pamje të parë, nëse kalon përmes fshatrave syri të zë toka bujqësore djerrë.
I vetmi traktorist që gjejmë duke punuar tokat është Luftar Hoti. Ai tregon se nuk ka kërkesa për punimin e tokës. Në qendër të Vilë Bashtovës, ndesh më shumë pleq rrugës.
Shiko videon për më shumë:
Shkolla 9 vjeçare ka vetëm 27 nxënës, edhe mes tyre flitet për emigracionin.
Banorët në fshatrat Vilë Bashtovë, Zhabjak, e Ballaj në Rrogozhinë janë përgjysmuar. Shumica e tyre kanë emigruar ndërsa vilat dhe bizneset janë të kyçura. /Top Channel