Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Twitter, ka njoftuar se dy ushtarë amerikanë, babë e bijë do bëjnë shërbimin e tyre ushtarak në Kosovë.
“Dy rrugë, një rrugëtim: dyshja babë-bijë vendosen në Kosovë”, njoftohet në postim.
“Kur lind një fëmijë, pak prindër mund të imagjinojnë të kenë karriera që kryqëzohen; megjithatë, për një dyshe baba-bijë, kjo u bë realitet”, përfundohet në njoftimin e Ushtrisë Amerikane