Numri dy i Qeverisë Kurti Besnik Bislimi pas dy ditë negociatash në Bruksel me përfaqësuesin e Serbisë Petar Petkoviq përmes ndërmjetësmit të Miroslav Lajçak ishte pjtuar për një marrëveshje në të cilën një prej pikave konstatonte së në vend të Njësisë Speciale të Kosovës do të vendoseshin trupat e KFOR-it e të cilët do të qëndrojnë në Jarinjë dhe Bërnjak për dy javë derisa situata të qetësohet.KFOR-i siç ka njoftuar edhe vetë zyrtarisht në këto dy zona në veri është vendosur në pajtim me Rezolutën 1244. Për një gjë të tillë në drejtim të Qeverisë Kurti janë drejtuar kritika të shumta.
Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti këto dy pika kufitare nga pavarësia i ka kthyer nën protektorat.Por çfarë kishte thënë Kurti në vitin 2011 për praninë e KFOR-it në veri. Në një diskutim në Kuvendin e Kosovës gjatë kohës sa Hashim Thaçi ishte kryeministër i vendit lideri i Lëvizjes Vetëvendosje kishte deklaruar se pavarësinë e Kosovës duhet mbrojtur vetë meqë KFOR-i zbaton Rezolutën 1244 dhe është i interesuar ta mirëmbajë kufirin me Serbinë si kufi administrativ.
“KFOR-i po e zbaton Rezolutën 1244 dhe a e dini pse KFOR-I është tash në pikat 1 dhe 31?-Sepse është i interesuar ta mirëmbajë kufirin me Serbi si kufi administrativ. KFOR-i po e mbron Rezolutën 1244. Ne duhet ta mbrojmë pavarësinë nuk e mbron KFOR-i pavarësinë. Dhe kufiri me Serbinë bëhet kufi ndërshtetëror jo me KFOR-in atje por me policinë e Kosovës me njësitë Speciale të Policisë së Kosovës dhe me doganat e Republikës së Kosovës” kishte thënë Albin Kurti.