Kjo është një nga fotot e rralla ku shihen bashkë ish-presidenti Hashim Thaçi dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi.
Ata shihen së bashku, e që sipas fotos duke te jetë një vizitë zyrtare, ku për rreth shihen edhe persona të tjerë.
Megjithatë, nuk dihet se çfarë i kishte bërë bashkë ish-presidentin Thaçi dhe deputetin Abazi.
Ndryshe, viteve të fundit kishte përplasje të ashpra ndërmjet ish-presidentit Hashim Thaçi dhe deputetit Haki Abazi.
Ish-presidenti Thaçi në maj të vitit 2020 kishte thënë se Albin Kurti, Haki Abazi e Xhelal Sveçla duhet të japin përgjegjësi për futjen e tyre në dhomën e përgjimeve në PTK.
Por, ashpër i kishte reaguar ish-presidentit, zëvendëskyreministri i atëhershëm Haki Abazi duke e quajtur Thaçin “rrenc dhe njeri të poshtër”.
Abazi që dikur mbante pozitën e zëvendëskryeministrit kishte akuzuar ish-presidentin Hashim Thaçi se kishte dhënë mijëra euro nga buxheti për ndarjen e Kosovës. /Paparaci/