Një burrë, i cili nuk kishte para për t’i blerë të birit një çantë të re shkolle, u kujdes që mos e linte të voglin pa gjë.
5-vjeçari Ny Keng nga Kamboxhia, e humbi çantën e tij të vetme në një udhëtim me shkollë për në Tajlandë.
Por, familja e tij ka të ardhura të ulëta, kështu që ishte e pamundur për prindërit që t’i blinin një të re.
Kështu, babai i nxënësit të vogël ndenji zgjuar gjithë natën për të bërë një çantë të re për Ny.
Ai krijoi një të re duke thurur fije raffia me ngjyrë blu. Edhe pse të varfër, prindërit ishin kujdesur që djalit të mos i mungonte uniforma dhe ia kishin paguar gjithashtu tarifën e shkollës.
Fotot e nxënësit i publikoi mësuesja e tij, e cila u prek nga gjesti i babait që natën e bëri ditë vetëm që i biri të mos i mbante librat në dorë.
Mësuesja Sophous Suon, kishte shkrepur disa foto ndërsa Ny u tregonte shokëve çantën e tij të re të bërë me dashuri.
Fotot e mësueses janë ndarë mbi 6,000 herë në Facebook dhe shumë njerëz kanë përgëzuar babanë për përkushtimin dhe kreativitetin.
Gjithashtu, një numër njerëzish bujar madje kontaktuan me shkollën për t’i ofruar mbështetjen e tyre Ny dhe familjes së tij.