Fatos Lubonja: Thaçi dhe Rama kanë pasur plan për ndryshimin e kufijve të Kosovës

Publicisti Fatos Lubonja ka ngritur një hipotezë sa i përket territorit të Kosovës. Sipas tij, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kanë pasur një plan për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Ai thotë se për këtë, Rama ka edhe mbështetje ndërkombëtare, prandaj ekziston ende si projekt.

 

“Kjo pyetje ka të bëjë me faktin pse e bëri Rama këtë, çfarë halli ka?! Dhe këtu mund të ngrehim dhe hipoteza, hipoteza që mua më shkon më shumë në mendje, pak pasigurt, sepse janë hipoteza të kuptohemi… për një plan që ka pasur ai bashkë me Thaçin, që është plani për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Që mendoj se mbetet ende një projekt, sepse ka edhe një mbështetje ndërkombëtare Rama për këtë”, tha ai.

Por Lubonja përsëri potencoi se e tëra është një hipotezë.