Skuadra e PSG-së është e ndarë në dy pjesë, janë dhjetë lojtarë kundër Mbappes

Kylian Mbappe raportohet se është qendra e ndarjes në dy pjesë të skuadrës së PSG-së, ndërsa francezi po humbet shpejt mbështetjen nga shokët e tij të skuadrës, me disa prej tyre që janë të zemëruar me pozicionin e tij të privilegjuar brenda klubit.

Ylli francez nënshkroi një marrëveshje të re me kampionët francezë në verë me vlerë 90 milionë euro në vit, pasi shpërfilli në mënyrë sensacionale para-kontratën me Real Madridin.

Si pjesë e marrëveshjes së re, Mbappe iu dha edhe ndikimi mbi çështjet sportive dhe mënyrën se si drejtohet klubi.

Megjithatë këto gjëra kanë bërë që situata në “Parc des Princes” të mos jetë më e mira, me lajmin e fundit që erdhi nga Le Parisien, ku shkruhej se Mbappe tani dëshiron të largohet nga PSG pasi ndihet i ‘tradhtuar’ nga bordi i klubit.

Ndërsa sot L’Equipe shkruan se ka pakënaqësia brenda skuadrës ku Mbappe është qendra, ndërsa ndarja po vazhdon të rritet.

Disa nga shokët e tij të skuadrës janë të pakënaqur me qëndrimin e yllit francez, i cili vazhdon të ndryshojë çdo javë, me Mbappen që duke i izoluar gjithnjë e më shumë brenda skuadrës.

Skuadra e PSG-së tani është e ndarë, me Neymar – i cili nuk ka marrëdhënieje të mirë me Mbappen, pasi ky i fundit kishte kërkuar largimin e tij. Me Neymarin janë bashkëlojtarët e tij të Amerikës së Jugut.

Në mënyrë të ngjashme, qendërmbrojtësi Marquinhos dhe spanjollët në skuadër janë gjithashtu të zemëruar me fuqinë e shtuar të Mbappes.

Baza e mbështetjes së Mbappes po zvogëlohet gjithnjë, me yllin e klubit që tani ka vetëm mbështetjen e shokëve të tij të skuadrës franceze Presnel Kimpembe, Nordi Mukiele dhe Hugo Ekitike, ndërsa në këtë mes është edhe Achraf Hakimi.

Shpresohej që ardhja e trajnerit të ri Christophe Galtier do të shërohej ndarja brenda dhomës së zhveshjes, e cila më parë e kishte mbajtur klubin larg sukseseve të mëdha.

Sipas mediumit francez largimet e yjeve argjentinas Angel Di Maria dhe Leandro Paredes, ishin kulmi, pasi kjo zvogëloi ndikimin e rëndësishëm të lojtarëve të Amerikës së Jugut në skuadër.

Megjithatë, amerikanët e Jugut që mbetën janë të pakënaqur me fuqinë që i ishte dhënë Mbappes.

Kapiteni Marquinhos, Neymar, Lionel Messi, Sergio Ramos, janë disa nga dhjetë lojtarët që nuk e pëlqejnë sjelljen e Mbappes./Telegrafi/