Pacolli: Sot Edi Rama ishte përsëri zëri i Kosovës

Kreu dhe deputeti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar në lidhje me fjalimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Këshillin e Evropës.

Pacolli tha se Rama ishte përsëri zëri i Kosovës, teksa u shpreh i impresionuar dhe krenar për fjalimin që kreu shqiptar mbajti dhe sipas tij, i kërkoi botës të tregonte se ku ndodhen “këto të ashtuquajtura organe”.

“Ku edhe një herë theksoi se UÇK-ja ishte në anën e popullit dhe një lëvizje për liri, dhe jo terroriste. Janë veprime si këto që kanë shumë domethënie për Kosovën dhe për të cilat ne të gjithë duhet të jemi mirënjohës”, është shprehur Pacolli.

Pacolli falënderoi Ramën për fjalimin e mbajtur, i cili shkaktoi bujë në Kosovë.