Aksioni i sekuestrimit të villave të pasanikëve në Brezovicë ka dridhur sot elitën biznesore në vend. Rreth 100 villa në Brezovicë pritet te sekuestrohen nga shteti. Organet e rendit kanë mbajtur sekret emrat e pronarëve të këtyre villave, të cilat dyshohen se janë ngritur aty nëpërmjet marrjes së lejeve me ryshfet.
Gazeta Insajderi ka zbuluar se në pronësi të kujt janë një numër i madh villash të sekuestruara sot. Ato, janë në pronësi të biznesmenit të njohur ferizajas, Hajrush Ajvazit. Ai njihet si një prej ndërtuesve më të mëdhenj në Brezovicë por edhe si shok i afërt me ish-kryetarin e Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, i njohur si Braca.
Një aksion i zhvilluar sot në zonën e dytë të parkut kombëtar “Sharri” në Brezovicë ka rezultuar me sekuestrimin e rreth 100 vikend-shtëpiza të ndërtuara jashtëligjshëm në këtë park që ndalohet ndërtimi.
Villat që shumë shpejt pritet të rrënohen, iu vendos shiriti i policisë me ç’rast iu pezulluan punimet ndërtimore.
Gazeta Insajderi, nga burime të sigurta ka mësuar se disa nga villat e sekuestruara dyshohet se janë të biznesmenit Hajrush Ajvazi.
Sipas burimeve të Gazetës, Ajvazi ka pasur lidhje të forta me ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq.
Në mars të këtij viti, Policia e Kosovës kishte zbarkuar në shtëpinë e tij për bastisje. Ajvazi ishte arratisur nga shtëpia.
Emri i tij është përmendur në aksionin e marsit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt. Ai po kërkohej bashku me dy afaristë të tjetër Fatmir Grainca dhe Bashkim Hamiti nga Komuna e Ferizajt. Të tretë kanë arritur t’i shmangen aksionit policor.
Sipas Prokurorisë, Hajrush Ajvazi dyshohet se nga viti 2015-2020, në Shtërpcë, si investues në vikend-zonë, në mënyrë të tërthortë dhe të drejtpërdrejtë, i ka dhënë dhurata në para dhe vikend-shtëpiza personit zyrtar me qëllim që të mos veprojë në pajtim me detyrat e tij zyrtare, në atë mënyrë që ka blerë pronë të paluajtshme në vikend- zonën e Brezovicës, me qëllim ndërtimi të vikend-shtëpizave, kështu që për lejimin e ndërtimit të vikend-shtëpizave, i ka dhënë nga 10 mijë euro për një leje të pandehurit Bratislav Nikoliq, përmes të pandehurit Jadran Kortiq.
Më vonë siç përshkruan prokuroria, janë bërë aksionar në ndërtim duke marrë secili pjesën e tij në atë mënyrë që i pandehuri ka ndërtuar vikend-shtëpizat, kurse të pandehurit Bratislav Nikoliq i ka dhënë vikend-shtëpi si kompensim për lejet ndërtimore, të cilat ndërtime janë realizuar në kundërshtim me Ligjin për Ujërat e Kosovës, Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit, Ligjin për Ndërtimin dhe Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar “Sharri”.
Me këto veprime i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale dhënie ryshfeti dhe ushtrim ndikimi.
Ndryshe, Hajrush Ajvazi udhëheq me kompaninë private “Loni-1” Sh.P.K., një biznes afarist i cili operon, mes tjerash, edhe në fushën e blerjes dhe shitjes së patundshmërisë.
Emri i tij është përmendur në aksionin e marsit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt. Ai së bashku me dy afaristë Fatmir Graincën dhe Bashkim Hamitin nga Komuna e Ferizajt, kanë arritur t’i shmangen aksionit policor.
Lidhur me aksionin e sotëm për Insajderin ka folur edhe prokurori i rastit Rasim Maloku.
Vikend-shtëpizat e ndërtuara ilegalisht në zonën e dytë të parkut kombëtar “Sharri” u sekuestruan. Atyre iu ngjit shiriti i Policisë dhe iu ndaluan punimet. Pronarët e tyre do të njofton për sekuestrimin e tyre.
Shumë shpejt priten rrënimi I tyre. Prokurori i operacionit “Brezovica”, Rasim Maloku në një intervistë për Gazetën Insajderi tha se janë në pritje të vendimit të Gjykatës për rrënimin e tyre.
“Ne do të paraqesim kërkesën tek gjykata për rrënimin e tyre. Është vendimi përfundimtar I gjykatës që me i rrënu këto objekte, është çështje ligjore dhe besojmë që edhe gjykata do të marr vendim për rrenimin e tyre”, tha Maloku.
Maloku tregoi për aksionin e ndërmarr sot në këtë zonë.
Është duke vazhduar aksioni në rastin “Brezovica”. Jemi duke bërë sekuestrimin e të gjitha Vikend- shtëpizave që gjenden të ndërtuara në zonën e dytë të parkut kombëtar “Sharri”, ku është i ndaluar ndërtimi por për shkak të veprimit korruptive të zyrtarëve është ndërtuar edhe në këtë zonë dhe tani pas një inspektimi qe kemi bërë muajin e kaluar jemi duke bërë sekuestrimin e objekteve”.
Ndonëse nuk i bëri të ditur me emra, Maloku tha se pronarët e këtyre villave janë personat që po hetohen nga prokuroria. Disa nga ta janë në paraburgim e disa në arrest shtëpiak.
“Disa nga të dyshuari janë nën hetim disa janë në paraburgim e disa në arrest shtëpiak”.
Vikend-shtëpizat e sekuestruara që janë rreth 80, disa nga to ishin në fazën fillestare të ndërtimit, disa në përfundim e disa të përfunduara.
Rreth 80 vikend shtëpiza do të sekuestrohen. Disa janë në fazën fillestare disa janë të përfunduara e disa në përfundim. Kjo është kurorëzim i të gjitha aksioneve, efekti të gjitha operacioneve janë sekuestrimi i këtyre villave”.