Një propozim i pazakontë ka ndodhur në rrugët e kryeqytetit të Bosnje-Hercegovinës, kur tre vetura parakaluan një vetura gjersa në xhamin e pasmë shkruante, “A do të martohesh me mua?”.
Çifti i panjohur ka qenë në një veturë kur janë ndaluar nga tre automjete të tjera me shkrimin “A do të martohesh me mua?”.
Djali nxori vajzën nga vetura dhe më pas u gjunjëzua në këmbë gjersa i propozoi martesë.
Vajza u pajtua dhe festa u zmadhua me fishekzjarre që dekoruan shkurtimisht qiellin e natës së Sarajevës.
Me sirenat e veturave që bllokuan qarkullimin në rrugën Zmaja od Bosna në drejtim të Ilixhas, disa persona janë mbledhur për të parë skenat e pazakonta.