Nushi: Vitia e Latifi dështuan dhe u dogjën për Kurtin dhe nga Kurti

Nol Nushi, sekretar i Partisë Socialdemokrate, ka reaguar rreth dorëheqjes së Rifat Latifi, nga posti i Ministrit të Shëndetësisë, duke thënë se sikur Arben Vitia, edhe Latifi, u dogj për kryeministrin Albin Kurti.

Kështu ka deklaruar Nushi përmes një postimi në Facebook, ku pos kësaj ka shtuar edhe se, Ministrat e Shëndetësisë, janë viktima të logjikës instrumentale të Kurtit.

Po ashtu, sekretari i PSD-së, ka deklaruar se, kjo nuk i shfajëson, Latifin dhe Vitin, por se, ia rritë edhe më shumë fajin kryeministrit.

“Ironikisht Ministrat e Shendetesise jane viktima te logjikes instrumentale te Kurtit. Dikur Arben Vitia e tash Rifat Latifi deshtuan dhe u dogjën për Kurtin dhe nga Kurti! Kjo nukk i shfajson keta dy, por ia rrite edhe me shume fajin Kryeministrit!”, ka thënë Nushi.