Liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodhë këtë vit, kështu deklaroi Ministrja për Evropë e Gjermanisë, Anna Lührmann
Lührmann shtoi se procesi i liberalizimit të vizave mund të ndodh para vitit të ri.
Muajin e kaluar Franca, Gjermania dhe Polonia, kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Franca, Gjermania dhe Polonia përmes një deklarate të përbashkët thanë se mbështesin plotësisht BE-në që udhëhoqi dialogun Kosovë-Serbi dhe kanë theksuar nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugët e tyre respektive evropiane dhe të kontribuojnë në stabilitetin në rajon.
Lidhur me këtë, anëtari i Komisionit të Integrimeve Evropiane, Agon Batusha, për RTV21 ditë më parë tha se shpresojnë të marrin lajme pozitive pas 13 tetorit.
Sipas tij, deklaratat e shteteve të BE-së janë pozitive, pro liberalizimit te vizave, por deklarata që më së shumti bënë përshtypje është deklarata e përbashkët e Francës Polonisë dhe Gjermanisë.