Videoja e VV-së kundër ish-pushtetarëve, ky është reagimi i Mushkolajt

Analisti i çështjeve politike Imer Mushkolaj, ka komentuar video e publikuar dje nga Lëvizja Vetëvendosje, me të cilën i ka quajtur ish-partitë që kishin qeverisur dhe sindikatat si “shkatërrues të shtetit”.

Mushkolaj ka thënë se VV-ja qe 19 muaj të qeverisjes, përmes videove “propaganduese” po përpiqet të tregojë për suksese të saj në pushtet, duke vazhduar të flasë për “20 vjeçarin” e famshëm.

Ai ka porositur partinë në pushtet, që të punojë e të mos propagandojë.

Reagimi i tij në Facebook:

19 muaj prej se erdhi për herë të dytë në pushtet, VV po vazhdon të flasë për “20 vjeçarin” e famshëm të atyre që kanë qenë qeverisur.

Në vend që nëpërmjet videos propaganduese të tregojë për suksese të saj në pushtet, partia e Albin Kurtit merret me të kaluarën.

Ndërkohë që ata të “20 vjeçarit” janë ndëshkuar në zgjedhje, duke i ofruar VV’së shansin të punojë. Punoni, mos propagandoni.