Ish-Presidenti Thaçi ishte vendosur në vitin 2019 në shtëpinë e tij në Çagllavicë.
Edhe pse në deklarimin e pasurisë për vitin 2018, Thaçi kishte thënë se borxhi për shtëpinë 450 metra katrorë do të paguhej deri në fund të vitit 2019.
Sipas deklarimit, Thaçi do t’i paguante edhe 237 mijë euro.
Vlera e përgjithshme e shtëpisë së Hashim Thaçit thuhet të kap shifrën e 350 mijë eurove.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në deklarimin e pasurisë për vitin 2019 kishte deklaruar si shpenzime të vogla dhe para xhepi 7 mijë e 222 euro e 70 cent.
Burimi i këtyre parave ishte thënë nga zyra e ish-presidentit.
Gjithashtu, të hyrat vjetore nga paga, Thaçi i pati deklaruar 33 mijë e 509 euro e 89 cent.