Analisti dhe gazetari Valon Syla ka komentuar deklaratat e mbrëmshme të deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha i cili tha se Kurti “i palon 50 Rrahman Jashara”.
Duke e dëgjuar këtë deklaratë, Syla ka thënë se niveli i Bashës është i “pazarit të kerreve”.
Ai, Bashën e ka quajtur edhe komentator boksi.
“Ky o nivel për pazar të kerrit, kur e dëgjon këtë thu prej shtrafave e deri të këpucët këtu i gjen. Si me qenë komentator boksi”, ka thënë ai në Pressing të T7.
“Albin Kurti nuk e ka palu kërkon. Albin Kurti s’po bën zgjidhje. Çka kanë me bo kur të çohen policia në greva?”, ka vazhduar Syla.
Duke folur në “DPT te Fidani”, Basha ka thënë se Kurti nuk i është nënshtruar as Grenellit e Vuçiqit, e sipas tij, këtë gjë ai s’do ta bëjë as para Rrahman Jasharajt, kryesindikalistit kosovar. /GazetaExpress