Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka folur rreth kritikave të opozitës për shkuarjen e Kurtit në Japoni në kohën kur në Kosovë po mbahet grevë.
Ai në “DPT te Fidani”, tha se Kurti në Japoni nuk i ka marrë çelësat e shkollës.
“Unë e pashë edhe opozitën, dul tha kryeministri në Japoni, grevat mshel. E para Albin Kurti mësues nuk është, e dyta, çelësat e shkollave me veti nuk i ka marrë”, tha Basha.
Kujtojmë që Basha ka pasë një përplasje të ashpër me kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në Komisionin për Arsim. /GazetaExpress/