Profesori dhe eksperti i politikës së jashtme, Edward Joseph deklaron se Aleksandar Vuçiç kërkon të krijojë Serbinë e Madhe, ndërsa kritikon qëndrimet e kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj presidentit serb.
Në një intervistë për TV21 në Maqedoninë e Veriut, Joseph paralajmëron Shkupin se Rama dhe Vuçiç po destabilizojnë Ballkanin dhe një gjë e tillë nuk ëshë e mirë për ta.
Nismën Open Balkan, Edward Joseph e quan si instrument për t’i dhënë Serbisë ndikim më të madh politik në Ballkanin Perëndimor.
Gjithashtu, eksperti amerikan akuzon Edi Ramën se mbron hapur Vuçiçin dhe politikën e tij pro-ruse, duke e quajtur një turp qëndrimin e kryeministrit shqiptar.
Joseph e quan Ramën të rrezikshëm edhe sa i takon Kosovës, duke paralajmëruar gjithashtu rrezikun për destabilitet.