Edward Joseph: Vuçiç kërkon të krijojë Serbinë e Madhe, e turpshme që Rama mbron politikën e tij pro-ruse

Profesori dhe eksperti i politikës së jashtme, Edward Joseph deklaron se Aleksandar Vuçiç kërkon të krijojë Serbinë e Madhe, ndërsa kritikon qëndrimet e kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj presidentit serb.
Në një intervistë për TV21 në Maqedoninë e Veriut, Joseph paralajmëron Shkupin se Rama dhe Vuçiç po destabilizojnë Ballkanin dhe një gjë e tillë nuk ëshë e mirë për ta.

Nismën Open Balkan, Edward Joseph e quan si instrument për t’i dhënë Serbisë ndikim më të madh politik në Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu, eksperti amerikan akuzon Edi Ramën se mbron hapur Vuçiçin dhe politikën e tij pro-ruse, duke e quajtur një turp qëndrimin e kryeministrit shqiptar.

Joseph e quan Ramën të rrezikshëm edhe sa i takon Kosovës, duke paralajmëruar gjithashtu rrezikun për destabilitet.