Luiza Gega, është tashmë pjesë e programit të kërcimit “Dance Albania” në televizionin Klan, dhe ne çdo javë do të kemi mundësi ta njohim më tepër Kampionen e Europës në Atletikë, për të cilën këmi shumë pak informacione për sa i përket jetës së saj sentimentale.
Gjatë mbrëmjes së kësaj të hëne, Luiza Gega është pyetur nga Ermal Mamaqi, anëtar jurie në “Dance Albania” nesë është e dashuruar.
Kampionia e Evropës në Atletikë nuk ka nguruar të përgjigjet, duke zbuluar se nuk është e dashuruar pasi për momentin i është përkushtuar karrierës se saj.
Luiza Gega arriti të bëjë performancën më të mirë të mbrëmjes duke marrë vlerësimin më të lartë nga juria dhe kupën e mbrëmjes.